Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Me Lleshin Rama po mbyll dosjet”, Basha tregon “prapaskenat”

Nga Media 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “360 Gradë”, të Artur Zhejit, ka folur lidhur me debatin e javëve të fundit për dekretin e Sandër Lleshit.

Basha është shprehur se Lleshi është një vartës i Ramës dhe propozimi i tij dhe vendosja në këtë post, tregon kapjen totale të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama.

Ndër të tjera Lulzim Basha tha se Lleshi nuk i jep siguri vendit, pasi sipas kreut të opozitës, në këto 5 vite ka shërbyer si këshilltar i Ramës për sigurinë, ndërsa vendi është “zhytur në krim dhe në drogë”.

“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama. Në këtë fazë i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka. Ministria e brendshme është kontrolluar nga Rama dhe dërgimi i një vartësi të tij është akti i fundit që zbulon domosdoshmërinë që Rama ka për të kontrolluar këtë ministri. Në kuptimin politik është rënia e Ministrisë së Brendshme totalisht në dorë të Ramës për të mbrojtur veten, familjen dhe aleatët e tij” , u shpreh Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej