Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Me ‘i dhi n’te…

Nga 27.al 0

Në Shkodër, në kohën e komunistëve, dikush mundi të blejë një televizor dhe si e donte zakoni të afërmit, dashamirët i shkonin për urim në shtëpi. Mes vizitorëve ishte dhe Tefë Palushi, i cili pasi kishte bërë adetin mori të shkonte në punë të tij. Njëri që po hynte e pyeti:

  • Hë Tefë, si ishte televizori?
  • Me ‘i dhi n’te…3

Kjo qe përgjigjia e artistit, i cili e kishte fjalën për përkrenaren në miniaturë të heroit kombëtar, të cilën nikoqiri i kishte vënë televizorit përsipër në shenjë respekti dhe zbukurimi.

Tefa ka vite që është shuar, por nëse do i binte udha në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, ku gjendet kjo vepër arti, ç’ka do të thoshte?

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>