Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Më falni për mungesën e modestisë, por shëndetlia ime doli “fundi botës”

Nga 27-shi 0

Nga Iva Tiço

E kisha me merak këtë ëmbëlsirë: e para, nuk e kisha bërë kurrë dhe e dyta, në shtëpinë time nuk e kemi traditë shëndetlien. E mbaj mend para shumë shumë vitesh, kur teta Vjollca, mami i Mandës, e kishte bërë për Vit të Ri në vend të bakllavasë dhe që atëherë nuk më kishte ndodhur më të haja një aq të mirë. Kam provuar gjithfarësh, të freskëta e të paketuara, nëpër dyqane e në shtëpi, gjithmonë e kam ngulur pirunin me shpresën që do provoja sërish atë shijen e dikurshme, por jo. Në gjithë këto vite nuk më ka ndodhur që të arrij të ndiej aq të fortë shijen e mjaltit, arrave e gjalpit si atëherë.

Meqë kërkova tbakllava falur për mungesën e modestisë që në titull, po vijoj: shëndetlia ime më parë i afrohej më shumë asaj të kujtimeve, thjesht ishte pak më e shkrifët (nga qejfi i hodha pak më shumë mjaltë se receta, ndoshta ndaj ka dalë më e butë, ju thjesht ndiqni recetën besnikërisht). Që kur ishte në furrë e kuptova që do dilte shumë e mirë, aroma nuk linte vend për dyshime. Pasi i hodha shërbetin dhe dola për darkë, në kthim zbulova që edhe shkallët e pallatit vinin erën e mirë të shëndetlies…

Për më shumë kliko në: http://rozmarina.al/me-falni-per-mungesen-e-modestise-por-shendetlia-ime-doli-fundi-botes/?fbclid=IwAR3XiXTOscoYBv_vPQJVuNyuanGeftLJ-RetZYRJgAHzEG-Nz-0pK7Ljpmk

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej