Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Më dhimbset ajo nënë në Bularat, por mos e ngatërroni heroin me akte të tilla

Nga Media 0

Nga Ilir Hoxholli

Më dhimbset ajo nënë në Bularat se jo vetëm nuk ka kuptuar që djali i saj ka bërë një akt që në çdo vend do të kishte një përfundim tragjik, por vazhdon të keqpërdoret nga ekstremistë që ëndërrojne Vorio Epirin. Na duhen heronj që nxisin fqinjësinë e mirë, që respektojnë çdo të drejtë të qytetareve në çdo anë të kufirit. Në fund ai djalë para se të ishte grek, ishte shqiptar, ishte i joni para se të ishte i Greqisë, ndaj boll më përdorimit të situatave tragjike, për ëndrra që i shohin në darkë vetëm ekstremistët e Vorio Epirit. Ne na janë vrarë bij nënash tash e njëqind vjet në atë vend, në trojet e tyre të njohura historikisht, lotët e tyre vetëm Zoti ua kompeson. Jemi ngritur mbi plagët tona për t’i dhënë shansin nje fqinjësie normale. Ndaj jeni në të drejtën tuaj ta varrosni ate djalë, por mos e ngatrroni heroin me akte të tilla, sepse ne njohim hero atë shqiptarin që shpëtoi jetët e grekëve kur flaka përpiu gjithçka, këta janë heronjtë e vërtetë…

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej