Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Mbyllet aplikimi për raundin e dytë në universitete

Nga Skenderi 0

Universitetet shpallin listat paraprake të fituesve të raundit të dytë.  Pritet të mbeten sërish shumë vende bosh për ata të cilët ende nuk janë fitues në asnjërën nga degët e përzgjedhura.  Në datën 12 tetor shpallen listat përfundimtare të fituesve.

Regjistrimit i fituesve të fazës së dytë do të bëhet nga data 13-16 tetor dhe deri atëherë maturantët mund të orientohen për kuotat që vijojnë të mbeten bosh.

Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, Ministria e Arsimit ka gati një “software” ku ata nëpërmjet ID-së së tyre do të mund të futen për t’u orientuar për vendet bosh që krijohen.

“Për kandidatët të cilat i rezultojnë të gjitha zgjedhjet e kuqe, ata nuk duhet të preukopohen pasi edhe pse deri në fund të raundit të dytë mund të mos ju rezultojë asnjë degë e verdhë, në fillim të fazës tjetër do të kenë mundësinë të jenë fitues që në fillim të fazës “,u shpreh Linda Pustina nga Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencor.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej