Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Mbrojtja e fëmijëve/ Klosi: Ndryshimet në ligjin e ri

Nga Klodiana 0

Në Komisionin e Çështjeve Sociale,  u miratua Projektligji për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, ndërsa pritet të kalojë për miratim në Parlament.

Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve do të detyrojë profesionistët si mësuesi, mjeku, infermieri dhe punonjësi social të raportojnë pranë njësive për mbrojtjen e fëmijëve, nëse vërejnë se një fëmijë abuzohet.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi sqaron se ligji i ri kërkon që të ketë një përfshirje shumë më të madhe të punonjësve socialë në jetën e fëmijëve, kërkon që një në 3.000 fëmijë të ketë një punonjës social. Risi tjetër është fakti se, nëse fëmija merret në mbrojtje, e drejta e prindërimit mund të pezullohet. Me këtë ne mbyllim një hendek shumë të madh ligjor, pasi deri më tani ka qenë e pamundur që fëmija të merrej në mbrojtje, nëse prindi nuk ishte dakord, deri në një urdhër mbrojtjeje nga gjykata”, tha ministri Blendi Klosi.

Mosraportimi, edhe në rastet kur është thjesht dyshim, do të shoqërohet me sanksione. Sa i takon braktisjes në shkolla, pr.ligji i ri detyron edhe bashkitë për qasje.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>