Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Jemin Gjana tenton të godasë sekretaren

Nga Klodiana 0

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila ka nisur sot rreth orës 18:00 e po vijon ende me dyer të mbyllura në selinë blu, është shoqëruar me një incidente të pakëndshëme.

Bëhet me dije se gjatë kohës që kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana po fliste, ka ndërhyrë disa herë anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Valbona Mezini, duke i ndërprerë fjalën.
Sekretarja për Organizatat Partnere në PD, teksa ndërhynte, akuzonte Jemin Gjanën për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në parti.

Mësohet se Gjana ka humbur kontrollin dhe është përplasur verbalisht me Mezinin.

Burimet bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e deputetëve të pranishëm në mbledhje për të shmangur përplasjen fizike.

Gent Strazimiri dhe truproja e Lulzim Bashës mësohet se kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen fizike.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej