Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Mbipopullimi në burgje/ Manjani: Fajin e ka Rama

Nga Skenderi 0

Ministri i Drejtësisë kritikon aksionet e qeverisë

Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani e ka kritkuar sërish kryeministrin Rama lidhur me aksionet e qevrisë në thelbin e  të cilave është fjala “bug”. Është aksioni kundër vjedhjes së energjisë, aksioni kundër informalitetit e kundër ndërtimeve pa leje. Janë këto aksione të qeverisë Rama që sipas Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani kanë mbipopulluar burgjet.

Manjani theksoi se do të hapim burgun e ri në Shkodër me kapacitet 800 vënde.

“Do të hapim burgun e Shkodrës me 800 vende. Burgu nuk duhet të kthehet në universitet kriminal për të rinjtë. 500 persona të dënuar janë identifikuar me probleme psikike. Kemi në projekt për ridizenjimin e spitalit të burgut”.

Nsërsa i pyetur nga gazetarët lidhur me çështjë e kanabisit, Ministri u shpresh se nëse është e nevojshme për asgjesimin e saj duhet të dalë dhe ushtria.

“Po qe e nevojshme duhet të dalë dhe ushtria. Nuk di të them është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme të dalë dhe urshtria.

Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonshme.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>