Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Mbetjet/ Rama: Importi do të kufizohet deri në tre pika doganore

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një  takim me shoqatën e ricikluesve ku mbron ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” miratuar javën e kaluar në Kuvend dhe bën dallimin me ligjin e anuluar në vitin 2013.

Edi Rama:

“Ligji që kemi miratuar nuk është ligji i anuluar në vitin 2013. Ai ligj së pari krijonte hapësirë për import plehrash për djegie të mbeturinave të pariciklueshme, së dyti lejonte licencimin e çdo lloj subjekti kërkues pë import mbetjesh.

Ligji i ri njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe ti importojnë ato. Kaq! Ky është thelbi, të gjithë të tjerat janë spekullime dhe përpjekje për të instrumentalizuar një emocion.

Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën po të krahasojmë me Kosovën, Malin e Zi e Kroacinë, pa shkuar tek Maqedonia që e ka të lejuar edhe importin e mbetjeve të listës portokalli.

Ky import do të kufizohet deri në tre pika doganore dhe në çdo pikë doganore ka kontroll radioaktiv, tha Rama.

“Është marrëzi të mendosh se nëse ka qëllime të paligjshme për të kaluar mallra me përbërje të rrezikshme apo radiokative u dashka pritur të kalojë ky ligj. Kjo është marrëzi”

“Eshtë e paimagjinueshme ti thuash vetes ambientalist dhe të jesh kundër riciklimit” deklaroi Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>