Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Mbetjet/ Basha: Referendum, do helmohemi, Rama: Rrezik imagjinar

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike kërkon  referendum për çështjen e plehrave. Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimin  e komunikoi për median kreu i PD, Lulzim Basha.

Kreu Demokrat akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se pasi e drogoi Shqipërinë, tani ka vendosur edhe ta helmosë. Basha u shreh se  është aleancë e Edi Ramës me mafian ndërkombëtare të plehrave për të sjellë helme në Shqipëri, nuk ndryshon aspak nga aleanca e tij me kartelin e drogës që ka mbuluar Shqipërinë me drogë.

I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i Kryeministrit Rama pas deklaratave të bëra nga Kru i Opozitës Lulzim Basha. Rama në një postim në facebook shkruan se rreziku për të cilin folit kreu i PD është imagjinar.

Rama:

“Tani që Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar kuptohet kollaj se në ç’kazan fshihet lepuri i rrenës për ligjin tonë mbi mbetjet”.

capture

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej