Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mbërrin letërporosia: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali

Nga Media 0

Mbërrin letërporosia nga Italia për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza, i cili u shkarkua nga KPK pak muaj më parë.

Konfirmohet se gjyqtari ishte dënuar për vjedhje.

Në korrik të 2018 gjyqtari Thanza u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

Dosja i kaloi Prokurorisë së Përgjithshme e cila transferoi procedimin në prokurorinë e Tiranës e cila vijon hetimin.

Në shtator 2018 Thanza u mor në pyetje në prokurori dhe burimet konfirmuan nga Prokuroria e Tiranës se ndaj tij kishte nisur një procedim penal për falsifikim formulari pasi nuk kishte deklaruar se kishte qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

http://www.oranews.tv/article/mberrin-leterporosia-gjyqtari-i-gjykates-se-larte-i-denuar-vjedhje-ne-itali

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej