Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

I mbani mend dy prezantueset e TVSH-së? Kështu duken sot

Nga Media 0

Me siguri që kur keni qenë të vegjël, kutia magjike e vendosur në një cep të shtëpisë ju tërhiqte të gjithë vëmendjen.

Pozicionoheshit përballë televizorit dhe ndiqnit me kërshëri programet televizive që Radio Televizioni Shqiptar transmetonte.

Një nga emisionet e përshtatshme për ju ka qenë ai për fëmijë i prezantuar nga Manjola Lloja Bushati dhe Romina Ruda.

Manjola kishte peshën më të madhe të drejtimit të emisionit ndërsa flokëverdha pikaloshe, Romina, e plotësonte dhe i jepte akoma më gjallëri programit. Një dyshe vajzash që do të mbahen mend gjatë për lirshmërinë dhe kiminë që kishin në prezantim.

Me kalimin e viteve, Romina pas eksperiencës me Manjolën, u bë ikona e programeve televizive për fëmijë ndërsa Manjolën e identifikohej gjithmonë si prezantuesja e festivaleve për fëmijë në Shkodër.

Nuk e dimë nëse e kanë në plan por ne do ta dëshironim një rikthim të tyrin në ekran.

/Kids’ Time/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej