Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mavraj zbulon arsyen e largimit nga Greqia: Nuk ka xhami për t’u lutur

Nga Media 0

Futbollisti shqiptar Mërgim Mavraj ka zbuluar arsyen e largimit nga skuadra greke e Aris.

Vendimi i tij për tu largua nga Greqia erdhi vetëm 6 muaj pas transferimit të tij tek skuadra Aris për shkak se në vendin fqinj nuk ka asnjë xhami për tu falur.

“Nga Greqia ika shumë shpejt sepse arsyeja kryesore ishte se nuk kishte Xhami për t’u falur. E them me plot sinqeritet, sepse jeta e futbollistit nuk është vetëm loja në fushë.

Janë dhe shumë orë të tjera që njeriu i kalon në jetën private, dhe mua më mungonte shumë Xhamia. Nuk kishte xhami fare aty.

Unë isha mësuar me këtë gjë, me vëllezërit e mi, me gjëra që më relaksojnë jashtë futbollit me pas ato aktivitet e mia, që janë të lidhura me fenë time, me shokët e mi. Nuk isha aty për pushime dhe nuk e kisha ndërmend të bëja jetë luksoze apo të shkoja çdo ditë në plazh, por kisha synime. Këto nuk u përputhën në fund fare. Nuk ika me ndonjë keqardhje apo keqkuptim, trajneri nuk pati dëshirë fare, por i thashë ose iki ose e lë futbollin. Kështu që nuk u lashë zgjidhje tjetër,”-tha ai për Telesport.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej