Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Maskarenj që shantazhojnë një vajzë të mitur, kështu është kur dëgjon Getinjon gjithë ditën

Nga Media 1

Nga Alion Çaçi

Sipas lajmeve, vajza e mitur ka kryer marrdhënie seksuale nën presionin dhe shantazhin për publikimin e videos në të cilin shfaqej ajo vetë duke bërë seks me të dashurin e saj. KJO ËSHTË NJË GJË SHUMË E GABUAR.

Pooor, ama, duhet përjashtuar fjala “përdhunim” (përkufizuar: krimi i detyrimit të dikujt për të kryer seks, kundër vullnetit të saj) sepse, pavarësisht rrethanave, rezulton që vajza ka pranuar vetë, për hir të turpit që mund të dilte me video nëpër rrjete sociale. Por s’më duket si përdhunim, akuza për të cilën po mbajnë djemtë nën arrest. Ata janë maskarenj që shantazhojnë një vajzë të mitur. Por kështu është kur dëgjon Getinjon gjithë ditën.

Mbase historia nuk do kishte ndodhur nëse vajza do kishte folur me familjen e saj për faktin se ka një të dashur dhe se ai, qelbësira, i ka bërë një video me të cilën po e shantazhojnë dhe i ati të shkonte edhe t’i kapte ata langaraqët, ose prindërit e tyre, dhe t’i bënte të vinin mend.

S’e bëri këtë. S’e bëri sepse, ndoshta, aty ku po rritet ajo, si në pjesën më të madhe të rretheve në Shqipëri, babai të zgërdhin në dru nëse vajza 14 vjeçe ka të dashur. Sepse babai punon 16 orë në ditë dhe me zor sjell bukën në shtëpi sepse çmimet janë shtrenjtuar, ka shkuar kilja e patëllxhanit 4 mijë lekë (e vërtetë kjo).

Nuk ka nerva ai të edukojë vajzën se si të ketë të dashur. Dhe i bie shkurt: ia mohon këtë të drejtë. Ajo e shkreta, e mban të fshehtë këtë lidhje dhe detyrohet të negociojë e vetme me 10 “pengmarrësit”. Sigurisht, për shkak të moshës dhe ndikimit shoqëror, donte të shmangte skandalet.

Por përdhunim, ashtu siç e njohim ne termin, nuk ka.

https://web.facebook.com/Alion.Caci?__tn__=%2Cd*F*F-R&eid=ARDSqyXV68w6fMBYBTZJohP74yZxZaLn6a56R1mUWLQMYiR9ySJ26Sbxm0_59s_ePjEGpJEFZgn5rLv9&tn-str=*F

Loading...

Komente (1)

  1. Nga e keni peshkuar kete … kandari?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej