Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Martirizimi i priftërinjve katolikë në shifra

Nga 27.al 0

Eskorta e Papa Franceskut, gjate ceremonise se pritjes ne godinen e Presidences. Papa Francesku po viziton vendin tone per te promovuar tolerancen fetare te Shqiperise, nje vlere te perceptuar te nje shoqerie ku tre fete kryesore, muslimanet, ortodokse dhe katolike jetojne ne harmoni me njeri tjetrin./r/n/r/nPope Francis, and Albanian President Bujar Nishani, attend a welcoming ceremony in Tirana. Pope Francis is visiting the small Balkan nation to promote Albania’s religious tolerance, an intrinsic value of a society where three main religions, Muslims, Orthodox Christians, and Catholics live in harmony.

881 vite burg (afro 9 shekuj) kryen priftërinjtë që kishin mbaruar studime në 24 universitete të Europës.

28 prej 38 martirëve të fesë katolike nuk kanë fare varr.

Dëshmitë më rrënqethëse të denja për në Mesjetë: Pasi ia prenë këmbët me sopatë, Dom Lazër Shantoja u pushkatua, Papa Josif Papamihali u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit, At Serafin Koda vdiq, pasi hetuesi e mbyti me thonj në fyt, Maria Tuci u mbyll në thes me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Europës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse, Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Të gjitha këto shifra u bënë publike dje gjatë emisonit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, një puntatë që u shndërrua në homazh për klerikët martrirë, në nder të të cilëve nesër në Shkodër do të mbahet ceremonia e lumnimit të tyre.

Drejtori i Institutit të Teologjisë dhe Filozofisë në Shkodër At Mario Imperatori, një nga organizatorët e kësaj ceremonie Dom Mark Shtjefni, si dhe studiuesit Marçel Hila e Dorian Koçi sollën në vëmendje të publikut fakte, të dhëna dhe dëshmi unikale që nuk ishin dëgjuar më parë lidhur me persekutimin e klerit katolik shqiptar.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirë, një ishte gjerman, një polak dhe një italian. Edhe në insertin special të emsionit u bënë publike për secilin martir fundi i tyre tragjik, mes të cilëve do të veçohen si më të rëndat:

Dom Lazër Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër.

At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop.

Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit.

Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq, teksa mjekët bën mbi të eksperimente si një kavie.

Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një grope fekalesh.

E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit, në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>