Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

“Marta” një dritare lirie e force për femrën shqiptare, jo veç për gratë e burgosura

Nga Ejona 0

 

Shoqëria duhet ta mbrojë gruan sepse ajo  femra është shtylla kryesore e një kombi. Nëse e keqtrajtojmë rininë e saj, më pas nuk do të kemi nëna të shëndosha që rrisin fëmijë të shëndetshëm”, – citon regjisori Erand Sojli pas shfaqjes së “Martës” në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja Marta u dha mbrëmjen e djeshme në sallën e Teatrit Kombëtar, ku ishin të pranishme ishin edhe 15 gra që vuajnë dënimin në burgun Ali Demi në Tiranë. Gratë e burgosura kishin sjellë me vete edhe disa nga punimet e bëra me dorë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, të cilat  dje u shitën të gjitha.

teatriProducentja e shfaqjes Ori Kuçi në fund të shfaqjes tha se ishte shumë e lumtur që çdo punim i grave të burgosura u shit dhe me ato lekë ato do munden të ndihmojnë sadopak fëmijët e tyre.  Ndërsa të ardhurat nga shitja e biletave të kësaj shfaqjeje do të shkojnë për Spitalin Pediatrik.
Mbrëmjen e djeshme mes një sallë të mbushur plot, të pranishëm ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Shfaqja “Marta”, do të vijojë të jepet edhe mbrëmjen e sotme në sallën e Teatrit Kombëtar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>