Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Marrëveshja/ Zgjedhjet më 25 qershor, zv/kryeministri e 6 ministra teknikë

Nga Klodiana 0

Partia Demokratike ka shpërndarë për mediat marrëveshjen e arritur më 18 maj me Partinë Socialiste.

Sipas marrëveshjes së arritur, zgjedhjet do të zhvillohen më 25 qershor, si dhe Partia Demokratike do të ketë postin e zv/kryeministrit si dhe 6 ministra teknikë.

QEVERIA

  1. Kryeministër, teknik
  2. Ministri i Brendshëm, teknik
  3. Ministri i Arsimit, teknik
  4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
  5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
  6. Ministri i Financave, teknik
  7. Ministri i Drejtësisë, teknik
  8. Drejtori i OSHEE
  9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
  10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
  11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
  12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Gjithashtu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokati i Popullit do të propozohen nga opozita.

Krahas ndryshimeve në qeveri, Parlamenti do të miratojë organet e vetting-ut, votimin e dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, ndryshime në Kodin Penal për forcimin e politikës penale për shitblerjen e votës dhe kthimin e saj në vepër korrupsioni. Gjithashtu, Kuvendi do të miratojë kufizimin e shpenzimeve zgjedhore, Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej