Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Marrëveshja me Serbinë/ Thaçi: Duhet të ulemi në tryezë edhe më armikun

Nga Klodiana 0

Në një intervistë me gazetën prestigjoze angleze “The Guardian”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është optimist se vendi i tij mund të arrijë marrëveshje me Serbinë brenda vitit 2019, pavarësisht përplasjeve të muajve të fundit.

Thaçi  tha se nga suksesi i bisedimeve do të varet e ardhmja e gjithë rajonit.

“Ne duhet që të ulemi në tryezë qoftë edhe me armikun më të madh, por pa vënë parakushte dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin. Në rrethanat aktuale, me këto tensione, unë nuk shoh arsye që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në rajonin tonë. Vetëm marrëveshja paqësore do të sjellë prosperitet,” u shpreh Thaçi.

I pyetur rreth temës së ndryshimit të kufijve, Thaçi tha se çështja do të shtrohet për diskutim në çdo rast, por që korrigjimi nuk do të ndodhë kurrsesi mbi bazat e etnive.

Presidenti ka trajtuar edhe çështjen e tarifës doganore ndaj produkteve serbe që po aplikohet prej nëntorit të kaluar, duke shtuar se ajo nuk do të hiqet pa u shënuar progres edhe në drejtime të tjera.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej