Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Marrëveshja e partive shqiptare/ PDIU: Të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Nga Klodiana 0

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) përshëndet marrëveshjen e partive politike shqiptare në Maqedoni.

PDIU kërkon që të zbatohet marrëveshja e Ohrit, pasi 10 vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, ajo nuk po zbatohet.

Deklarata e plotë e PDIU:

PDIU përshëndet platformën e përbashkët politike të partive shqiptare në Maqedoni. Dhjetë vjet pas marrëveshjes së Ohrit, kushtet kryesore të saj nuk janë zbatuar ende. Zyrtarizmi i shqipes në mbarë Maqedoninë, trajtimi i shqiptarëve si popullsi shtetformuese, e reflektuar në përfaqësim në pozicionet më të larta të shtetit, simbolet shtetërore dhe ndarjen e buxhetit duhet të jetë thelbi i qeverisjes së ardhshme maqedonase, ku partitë shqiptare janë faktor kyç. Bashkimi i faktorit shqiptar është hap vendimtar në këtë drejtim dhe duhet të qëndrojë me vijat e kuqe të deklaruara gjatë negociatave për qeverinë e re.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej