Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Marrëveshja e partive shqiptare/ Meta: Pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike

Nga Klodiana 0

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përshëndet marrëveshja e partive shqiptare në Maqedoni. Meta thotë se angazhimi i tyre për tër të ndërtuar një platformë të përbashkët politike është në shërbim të prosperitetit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.

Gjithashtu Meta mirëpriti dakordësinë për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të plota kushtetuese e rolit shtetformues të shqiptarëve në Maqedoni.

“Fryma e kësaj marrëveshjeje është një ogur i mirë që tregon për përgjegjshmërinë në rritje të faktorit politik shqiptar ndaj çështjeve me rëndësi kombëtare e rajonale, ndërsa shpreh besimin se kjo marrëveshje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë“, është shrehur Meta.

Ndër të tjera ai theksoi se ky akt i rëndësishëm politik është një gur i rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej