Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Marin Mema: Tani që njohu Çështjen Çame, do ta shpallin grekët Non Grata BE-në?!

Nga Media 0

Reagon gazetari shqiptar që është shpallur person i padëshirueshëm në Greqi: E verteta historike vonon, por nuk harron! #ÇameriaKerkonDrejtesi

“Po tani që edhe BE-ja e njohu Çështjen Çame do t’i shpallni edhe ata të padëshirueshëm (Non Grata)?”, është ironia e gazetarit Marin Mema, i shpallur si person i padëshirueshëm në Greqi për shkak se ka realizuar dokumentarë me temë të lidhur me Çështjen Çame. Përmes një mesazhi në facebook, Marin Mema thekson ndër të tjera: “E vërteta historike vonon, por nuk harron! #ÇameriaKerkonDrejtesi. Ja pra që e vërteta historike nuk është nacionalizëm qorr, siç kërkuan shpesh ta shisnin!! Historia është boshti që lidh të shkuarën me të ardhmen. Po tani çdo të thonë? Ahhh po harrova edhe BE-ja, ashtu si unë dikur, është e “sëmurë” nga mendimet revanshiste dhe jo të mbështetura në fakte.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej