Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Marie Kraja” ngre siparin, finalja rezervon 4 çmime (film)

Nga Klodiana 0

Edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” çeli siparin të premten, me 15 konkurrentë nga Kina, Koreja e Jugut, Turqia, Shqipëria, Greqia, Italia, Franca, Rusia, Ukraina dhe Spanja.

Mbrëmjen e djeshme, juria është mbledhur për të vendosur se cilët do të jenë 8 finalistët për të shpallur mbrëmjen e sotme më të mirët e edicionit të 17 të Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja” në 20-vjetorin e themelimit. Juria ndërkombëtare kryesohet nga drejtori i Opera Europës, Nicolas Payne.

Finalja e së shtunës kulmon me 4 çmime: çmimi i parë, i dytë, i tretë dhe kënga më e bukur.

Të ftuar specialë do të jenë tenori me famë botërore, drejtor i rrjetit të operave të Turqisë, Murata Karahan dhe me performancën ekskluzive për herë të parë në Shqipëri të violinistit Elvon Hoxha, fitues i kompeticioneve më të rëndësishme ndërkombëtare.

/tch/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej