Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Maratona “Tirana 2016”, shpërblime për fituesit e 3 vendeve të para

Nga Ejona 0

 

Në Maratonën “Tirana 2016”, aktiviteti sportiv i organizuar nga Bashkia e Tiranës, morën pjesë 1200 vrapues. Fillimi i maratonës u bë tek Muzeu Historik, vijoi përgjatë rrugës së Durrësit, rrugës “Dritan Hoxha” duke përfunduar në autostradën Tiranë-Durrës, në mbikalimin e Rinasit.

Në maratonë morën pjesë autoritete të ndryshme nga Tirana, nga viset shqiptare si kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila si dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në distancën 21km për meshkuj u shpall fitues Ilir Këllezi ndërsa për femra vrapuesja e njohur Luiza Gega.

Në vrapim u përfshinë 4 kategori; nxënësit e shkollave të mesme, personat paraplegjikë, vrapimi 10 km dhe vrapimi tjetër me një distancë 21 km për shqiptarët dhe huaj. 3 fituesit e vendeve të para në maratonë u shpërblyen me një shumë monetare prej 50, 30 dhe 20 mijë lekësh.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili garoi në disiplinën 10km tha se ishte renditur i 500-600-ti.

Veliaj: “Kjo ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë. Sot qyteti është realisht evropian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thanë se një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit.”

m m0 m2 m3 m4 m5 m6 m7 m8 m9 maratona maratona1 maratona2 mm

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej