Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Maqedoni/ Marrëveshja e partive shqiptare: Të jemi faktor shtetformues

Nga Klodiana 0

Në një deklaratë të përbashkët partitë kryesore shqiptare, BDI, lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH shprehën përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal, krijimi i një mekanizmi të ri në formën e një Komisioni shtetëror për financimin e komunave, për një vendimmarrje më të drejtë dhe miratimin me shumicën e dyfishtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave…”, shkruan Deklarata, të cilën publikojne mediet shqiptare, ndërsa e arritur më 29 dhjetor në Tiranë në mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Fadil Zendeli, njëri nga kryetarët e RDK-së, takim ky që u realizua me ndërmjetësim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Mes të tjerash katër liderët shqiptarët bien dakord që të respektojnë vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit.

“Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, të përcaktuar pa asnjë alternativë tjetër për integrim në NATO dhe në BE, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues”.

Vend të rëndësishëm ka zënë edhe financimi i kulturës dhe aktiviteteve kulturore shqiptare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Gjithashtu partitë shqiptare kërkojnë  debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; mbështetje të plotë për punën e Prokurorisë Speciale, si dhe “zbardhjen e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor, ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.

Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute me të cilën të dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956. Arritje të barazisë ekonomike dhe mirëqënie shoqërore nëpërmjet zhvillimit të barabartë të rajoneve, veçanërisht vendimmarrje më të drejtë për financimin e komunave.

Ndër të tjera kërkohet përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi. Shqiptaret kërkojnë që të jenë aktorë edhe në çështjet e Maqedonisë me fqinjët, si me Greqinë dhe Bullgarinë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej