Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Manja: Vettingu do të zgjasë 5 vjet, ja si do të veprohet

Nga Klodiana 0

Deputeti Socialist Ulsi Manja tha se procesi i Vettingut do të zgjasë 5 vite dhe është një proces i përkohshëm.

Në një intervistë për ” Tonight Ilva Tare” Manja sqaron hapat qe do të ndiqen.

Nuk besoj se ka arsye për ta paragjykuar procesin. Ky vend ka kapacitetet dhe burimet njerëzore për institucionet e reja që do të krijohen. Fakti që ka kandidatura që me gjithë kriteret e forta janë bërë pjesë e kësaj gare tregon se nuk kemi gabuar. Vettingu është masë e përkohshme. 5 vjet do të funksionojë Komisioni i pavarur i Kualifikimit dhe komisionai publik dhe 9 vjet Kolegji i Apelimit.

Pas Vettingut, këto detyra do t’i marrin institucionet kushtetuese, që është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe i Prokurorisë dhe Prokuroria e Posaçme që do të luaj rolin e komisionierit publik. Vettingu është bërë si masë paraprake për të bërë skanimin. Vettingu ka tre komponentë, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Vettingu ka filluar si proces me dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILKDP dhe formularët e figurës pranë DSIK-së. Këto dy organe kanë në dispozicion 180 ditë për të bërë verifikimet e duhura. Nuk janë vendimmarrëse. Vendimmarrjen e Vettingut e kanë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisioni i Apelimit”, tha Manja.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej