Prodhimi i mandarinave në fshatin Hinke të Urë Vajgurore po shkon dëm, duke përfunduar në kanal, për shkak se mungesës së rrugës që lidh zonën me rrugën kryesore.
Fermerët e këtij fshati kanë prej gati 20 vitesh që merren me kulturat e agrumeve dhe janë rreth 200 hektarë të mbellja, mandarina, portokalle dhe limone.
Ata thonë se prodhimi ka qene i bolloshëm, por nuk kane akses në tregje.
Tjetër pengese është bllokimi i eksporteve në muajt e fundit dhe mos pasja e një vazhdimësie në kontratat e furnizimit.
Fermerët e agrumeve në hinke thonë se nuk kanë pasur mbështetje me subvencione, edhe kur ka pasur sipas tyre financimet kane qenë me pikatore.
Nuk mund ti thajne, ti bejne raki ose diçka tjeter ne vend qe ti hedhin poshte?!