Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Mamurras/ Qëllohet me armë 24 vjeçari në qendër të qytetit

Nga Skenderi 0

Një 24-vjeçar është plagosur me armë rreth orës 11 të ditës së sotme në qendër të qytetit të Mamurrasit.

Mësohet se i plagosuri është Mateo Kala, ndërsa autorët e plagosjes janë dy vëllezërit me inicialet N.B dhe GJ.B.

Mateo Kala ka qenë duke pirë kafe në ambjentet e jashtme të një lokali, kur është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka  ngritur pika kontrolli  me qëllim kapjen e autorëve, gjithashtu grupi hetimor po punon  në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në plagosjen e 24 vjeçarit..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej