Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mamo thirrje qeverisë: Të miratojmë ligjin për naftëtarët

Nga Skenderi 0

Pas tragjedisë në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh ku humbi jëtën një person dhe u plagosën 5 të tjerë, deputeti i PDIU Omer Mamo kërkon miratimin e  ligjit për statusin e naftëtarit, i cili parashikon paga dhe pensione më të larta për punonjësit e kësaj industrie.

Deputeti i PDIU duke shprehur keqardhje për humbjen e jetës se 42-vjeçarit Shkelqim Mucaj, i bën thirrje të gjithë deputeteve që ta miratojnë nismën e propozuar prej kohësh në Kuvend nga ana e tij,  që do t’u vijë në ndihmë më shumë se 5 mijë naftetarëve dhe familjeve të tyre në raste fatkeqësish.

‘’Në këto ditë të vështira i bëj thirrje qeverisë dhe deputetëve të miratojnë ligjin për statusin e naftëtarit. Duhet ta miratojnë edhe për Muçën që u nda nga jeta, por edhe për kolegët e tij’’, u shpreh Mamo.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>