Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Maltë, kapen 91.25 kg kokainë në tre kontejnerë, dy destinacion Durrësin

Nga Klodiana 0

Departamenti i doganës ka kapur një tjetër ngarkesë kokaine në portin e Maltës me destinacion Shqipërinë.

91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport u sekuestruan të dielën. Raportohet se droga ishte paketuar në shtatëdhjetë e gjashtë paketa me peshë  totale 91.25 kg.

Mediat raportojnë se nëse do të hidhej në treg, sasi e kokainës do të kapte vlerën e rreth 10.3 milion euro.

Departamenti tha se “herët në mëngjes në njësinë e monitorimit doganor të kontejnerëve janë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në tre kontejnerë, i cili vuri në dukje narkotikët e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Një kërkim fizike konfirmoi dyshimin”.

“Në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro, ndërsa në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro” raportojnë mediat.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej