Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Malaj: Një mësues duhet të ketë trajnimin dhe shkollimin e duhur për të ushtruar profesionin

Nga Ejona 0

Për problematikën e dhjetë studentëve të Elbasanit zv ministrja e arsimit Nora Malaj, tha se studentët penalizohen nga ligji parauniveristar i 2013, i cili shpreh qartë se që të bëhesh mësues duhet të kesh ndjekur bachelorin, pra 3 vjeçarin për mësuesi dhe masterin gjithashtu për mësuesi. Malaj shtoi se për studentët tregu i punës u ofron me këtë diplomë të punojnë si ekspertë në fushën e arsimit apo gazetarë për çështje të arsimit, por kurrsesi të japin mësim.
Nora Malaj: Në ligjin e arsimit parauniversitar qartë dhe saktë thuhet: Një mësues të ushtrojë profesionin e mësuesisë duhet të ketë mbaruar sistemin bachelor, master, të ketë bërë një viti praktikën mësimore, të ketë marrrë licencën e mësuesisë, të kalojë në tagrin e mësuesve të Shqipërisë dhe pastaj të ushtrojë profesionin e mësuesisë. Rasti konkret i studentëve të Elbasanit ka këtë fokus punësimi. Këta student që kanë mbaruar në 2010, 2011 apo 2012 sistemin bachelor, e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe e kanë ditur shumë mirë që në 2013 ligji është i përcaktuar kështu. Procesi i Bolonjës ta lejon të bësh mastër të ndryshëm sipas profilizimit tënd. Këta tregun e kërkesë-ofertës e kanë o në terren, o në institucionet që merren me politikat e arsimore por jo në procesin mësimor, nuk japin dot mësim.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej