Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja e vitit

Nga Klodiana 0

Tashmë që 2016-ës po i vjen fundi Federata ndërkombëtare e Xhudos ka konfirmuar se 25 vjeçarja, Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja e vitit. Ky çmim përcaktohet në bazë të një votimi popullor që kryhet në rrjetet sociale dhe Kelemndi ka siguruar 5299 pikë duke merituar titullin e më të mirës për 2016-ën.

Xhudistja pejane fitoi me diferencë në këtë garë duke lënë pas brazilianen Rafaela Silva që përfitoi më pak se gjysëm e pikëve të Majlindës, më saktë 2565, në vendin e tretë u rendit amerikania Kayla Harrison.

Një shpërblim i rëndësishëm për Kelmendin që me cilësitë e saj nuk ka tërhequr pas vetes vetëm tifozët shqiptar, por fansa nga e gjithë bota. Tashmë objektivi i rradhës është olimpiada e Tokyos, aty ku synimi është një tjetër medalje e artë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>