Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mafia shqiptare dhe kosovare, mes grupeve të rrezikshme në Gjermani

Nga Media 0

Grupet kriminale shqiptare dhe kosovare renditen mes grupeve të rrezikshme që operojnë në Gjermani.

Deutsche Welles shkruan se ata janë vendosur prej vitesh në Gjermani, ndërsa ministri i Brendshëm i Rajonit të Veriut tërheq vëmendjen se ata nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve, por se kanë vendosur rregullat e tyre. Ai thekson se ka ardhur koha që të aplikohet parimi i tolerancës zero. Ekspertët flasin për 500 mijë persona, anëtarë të grupeve pak a shumë aktive.

“Ata kanë të përbashkët faktin se janë nënkultura që pretendojnë sistemin e tyre të normave dhe vlerave, duke refuzuar kategorikisht sistemin gjerman ligjor, duke u përpjekur të imponojnë sistemin e tyre dhe të jetojnë në njërën anë duke përdorur sistemet sociale gjermane dhe nga ana tjetër , duke ruajtur një standard të lartë jetese nëpërmjet veprave penale “, shpjegoi Sebastian Fiedler, nënkryetar federal i shoqatës së hetuesve kriminale gjermanë.

Këto grupe janë përgjegjës për veprat penale nga trafiku i drogës në trafikun e armëve, te pastrimi i parave deri te vjedhjet spektakolare.

Ata bëjnë jetë luksi, madje paguajnë shuma të konsiderueshme për avokatët në çështje të ndryshme.

Drejtësia përballet me vështirësi për goditjen e tyre, pasi kanë mbështetje në komunitetet ku jetojnë.

Në Nordrhein-Westfalen, mes viteve 2016 dhe 2018, u regjistruan më shumë se 14 mijë krime./DW

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej