Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Madhështore, artisti shqiptar luan violinë në krahët e Jezusit në Brazil (film)

Nga Media 0

Mahnit Olen Çezari. Artisti shqiptar teksa qëndron në krahët e Statujës së Krishtit në Brazil, luan tingujt e magjishëm të “Ave Maria” me violinën e tij.
Videoja është bërë publike nga vetë artisti, ndërsa veç tingujve brilantë, magjepsëse është edhe pamja që ofron Rio de Zhaniero.
Tinguj që flasin për dashurinë hyjnore të nënës për fëmijën, ndjenjë akohore dhe e pakufijshme.
Ave Maria në Rio është një udhëtim në një vend të fshehur shpirtëror, dhe introspektiv të zemrës sonë. Një dhomë e vogël që ne e kemi harruar se ka ekzistuar ndonjëherë. “Dashuria e pastër” E pastër si dashuria e nënës për fëmijën e saj që e ndjek atë, duke eksploruar botën hap pas hapi dhe ditë pas dite. Dashuria është arsyeja përse ne i bëjmë gjërat dhe në këtë klip vajza e vogël po zbulon një lloj tjetër dashurie, përpos asaj për nënën. Ky udhëtim është pelegrinazhi drejt Krishtit shpëtimtar me muzikën që ata po dëgjojnë teksa vijnë në krahet e Krishtit.  Vizioni i besimit dhe shpresës në muzikë, duke na përqafuar të gjithëve”, thotë Olen Çesari.
Klikoni linkun e mëposhtëm për të parë videon:
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej