Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Madeleine Albright mesazh për kosovarët (Film)

Nga Klodiana 0

“Ndonëse na ndan oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është e arritja ime me të cilën krenohem më së shumti si Sekretare e Shtetit, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike. Por, për shkak të dashurisë sime të veçantë për Kosovën, kam dëshirë të flaktë t’ju shoh se po përparoni dhe po zhvilloheni në mënyrë të duhur. Përvoja më ka mësuar se zhvillimi politik dhe ai ekonomik janë të pandashëm. Pra, mënyra më e mirë drejt zhvillimit është përtrirja e përkushtimit ndaj demokracisë, duke mbajtur në mend se sundimi i shumicës varet nga të drejtat e pakicës. Përparimi dhe ndryshimi asnjëherë nuk janë të lehta dhe nuk ka rrugë të përkryer drejt suksesit. Mirëpo, duke e pasur parasysh vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës, besoj në të ardhmen dhe ju premtoj se do të bëj çmos për t’ju ndihmuar t’ia dilni mbanë. Gëzuar 10 vjetorin! Do të jemi pranë jush. Punoni me zell!”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej