Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Lypësit në Dubai fitojnë deri në 60 mijë euro në muaj

Nga Media 0

Dihet botërisht se Dubai është një qytet i shtrenjtë ku lypësit mund të fitojnë “pasuri të vogël”, madje disa prej tyre fitojnë për një muaj deri në 60 mijë euro.

Gjatë tri viteve të fundit, lypësit kanë shfrytëzuar në masë të madhe zemërgjerësinë dhe pasurinë e qytetarëve të Dubait. Edhe pse policia bën të pamundurën që t’i luftojë grupet e organizuara të lypësve profesionistë, numri i tyre është duke u rritur dita ditës.

Fjala është për bandat nga Azia dhe Arabia Saudite që dërgojnë lypësit në Dubai, më së shpeshti me viza tremujore, dhe më pas ua marrin paratë që i fitojnë.

“Profesioni i lypësit” është i ndaluar në Dubai, por bëhet fjalë për profesionistë që kanë për cak pasanikët. Ata shpesh u thonë viktimave që familjet e tyre jetojnë në rrugë apo në rajonet e goditura nga luftërat.

“Ata arrijnë t’i bindin qytetarët se po e thonë të vërtetën. Edhe unë u kam dhënë para, por më pas e kam kuptuar se gjithçka është trillim”, ka deklaruar Naval Al-Nakbi që jeton në Dubai.

Viti 2017, ka qenë njëri prej viteve më të suksesshëm për këto grupe, pasi edhe autoritet kanë inkurajuar qytetarët që të ndihmojnë të varfrit. Vetëm gjatë ditëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit, policia ka arrestuar 65 lypës.

Ata kanë më së shumti problem në identifikimin e lypësve “pasi që janë të veshur mirë dhe janë shumë inteligjentë”.

http://fax.al/read/article/17007471/lypsaret-ne-dubai-fitojne-deri-ne-60-mije-euro-ne-muaj

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej