Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Lutjet e amerikanes së Alpeve dhe malësorëve: Lejani Valbonës bukurinë që ia ka fal Zoti (Film)

Nga Media 0

Zhurma kryeqytetase e ka zbehur gjëmimin në male. Valbona vazhdon të shkatërrohet. “Mos ma prek Valbonën”, vijojnë të thonë malsorët e atyre trojeve, por shtrati i lumit gërryhet. Malësorja amerikane e Alpeve,  Catherine Bohne  bashkë me “bashkëfshatarët” e saj s’i ndalin thirrjet dhe lutjet që kjo pasuri kombëtare të ruhet.

“Bukurinë që ia ka fal zoti due me e pas qashtu. Tan verën ka qenë plot me njerëz Valbona, turista, burra, gra e fëmijë. Kur të soset lumi nuk kanë ku lahen”

“Banorët e Valbonës nuk kanë të ardhme tjetër. E ardhmja e tyre varet nga turistët. Te HEC-et nuk punësohet askush, vetëm një roje. Valbona duhet me qenë sikur e ka fal Zoti.”

“I lutem qeverisë e drejtësisë të veprojë sa më shpjet që ta ruajë Luginën e  Valbonës. Është prek Lumi Valbona është prek shtylla vertebtrale e kësaj lugine. Po të mos ishte lumi Valbona nuk ishte kjo bukuri e rrallë. Nuk është vetëm për interes të komunitetit të zonës sonë pasi dëmton vaditjen por prish florën, faunën imazhin e bukurinë e natyrës.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej