Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Lushnje, banka e gjakut jep alarmin: Nuk kemi gjak për talasemikët

Nga Klodiana 0

Spitali i Lushnjës jep alarmin banka e gjakut ka mbetur bosh, duke rrezikuar seriozisht jetën e rreth 200 të sëmurëve, të cilët nuk plotësojnë nevojën për transfuzion.

Veç faktit të mungesës së gjakut, pacientët janë të detyruar të sorollaten nga një spital në tjetrin për të marrë shërbimin.

Sipas nevojave, pacientët marrin gjak 1 ose 2 herë në muaj. Mjekët theksojnë me keqardhje se në muajt e fundit ka rënë ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut, edhe për faktin se tashmë nuk lejohet më “dhurimi me pagesë”.

Për plotësimin e këtyre nevojave, grupi i mjekëve të Lushnjes punon duke lëvizur edhe në rrethe të tjera për të siguruar dhurime gjaku.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej