Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lumi Devoll mbulon tokat bujqësore në një fshat të Korçës, banorët: Na iku buka e gojës

Nga Klodiana 0

Sa herë ka reshje intensive shiu 40 familje në fshatin Bersnik në afërsi të Devollit, e dinë mirë se tokat e tyre do të përmbyten sërish. Mundin e djersën e tyre i merr lumi së bashku me tokat e mbjella me grurë apo misër.

Sipas banorëve, marrja e inerteve pa kriter, si dhe dëmtimi i argjinaturës bën që lumi të futet në të mbjellat. Kërkesat e vazhdueshme ndër vite të banorëve pranë institucioneve përgjegjëse për ndërtimin e argjinaturës, si dhe pritave mbrojtëse, ka mbetur në vesh të shurdhët.

Vetëm në pesë vitet e fundit lumi Devoll u ka rrëmbyer më shumë se 20 ha tokë bujqësore, për banorët e fshatit toka është e vetmja mundësi për të siguruar bukën e gojës, pasi s’kanë asnjë mundësi tjetër.

http://www.balkanweb.com/site/lumi-devoll-mbulon-tokat-bujqesore-ne-nje-fshat-te-korces-banoret-na-iku-buka-e-gojes/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej