Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

“Lumë kritikash” pas fotos me Erdogan, reagon për herë të parë Ozil

Nga Klodiana 0

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil ka reagur për herë të parë pas fotos me presidentin turk Erdogan, foto e cila u përfol shumë në media.

Sipas Ozil, mediat gjermane abuzuan me prejardhjen e tij turke dhe u përpoqën ta kthenin kombin e Gjermanisë kundër tij duke e përdorur takimin me Erdogan si një justifikim për performancën e dobët të zhvilluar gjatë Kupës së Botës. “Unë nuk mund ta pranoj që mediat gjermane vazhdimisht të fajësojnë prejardhjen time. Ata nuk kritikuan lojën time apo lojën e ekipit, ata kritikuan vetëm origjinën time turke dhe respektin për vendin tim. Edhe Lothar Matthaus u takua me Putin pak ditë më parë dhe nuk mori asnjë kritikë në media”, tha Ozill.

Më tej Ozil shkruan se takimi nuk kishte qëllime politike por thjesht respekt i institucionit më të lartë të vendit të prindërve të tij. Të dy lojtarët me prejardhje turke, Gundigan dhe Ozil u përballën me një lumë kritikash pas takimit me Erdogan, të cilin e quajtën presidentin e tyre. Gundogan u shpreh se takimi nuk ishte një deklaratë politike, ndërsa Ozil zgjodhi të qëndronte i heshtur deri në statusin e sotëm.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej