Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Lulzim Basha: Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja janë dy deputetët socialistë të përfshirë në trafikun e “Toyota Yaris” (film)

Nga 27.al 0

Një tjetër akuzë të fortë ka bërë kryetari i opozitës për çështjen “Toyota Yaris”. Tani ai nuk akuzon vetëm Taulant Ballën, por edhe dy ligjvënës të tjerë të rëndësishëm të shumicës në pushtet, Ulsi Manjën dhe Jurgis Çyrben.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror, sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit, janë të vërteta.

Sot dua t’ju them se në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS-së, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Kam ardhur me shumë dëshirë sot në Prokurori për t’u dëshmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i Prokurorisë shqiptare. Në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me “Toyota Yaris”, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po heton, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës,  të Saimir Tahirit, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Por prokuroria po i trajton lidhjet e qeveritarëve me krimin si sekret shtetëror, lidhjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit si sekret shtetëror. Sikur prokuroria të funksiononte, Balla, Tahiri, Dako, Sejdini do të ishin në arrest, ndërsa Xhafaj jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, drejtësia nuk do të vonojë.”

Prokuroria mbron lidhjet e qeverisë me krimin si sekret shtetëror, në aferën Toyota Yaris janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Komunikim me gazetarët nga Prokuroria e Tiranës.

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, October 23, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej