Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lulzim Basha shkon në Prokurori. Ku u zbyth organi i akuzës?

Nga 27.al 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës. Thirrja e kreut të opozitës është bërë për dosjen e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Basha pati refuzuar më parë të paraqitej përpara prokurorëve, megjithë ardhjen e letërporosive nga SHBA.

Mësohet se kreu i opozitës ka pranuar të paraqitet,  pasi Prokuroria hoqi dorë nga kërkesa e paligjshme për thirrjen për njohje me aktet.

Pasi ka dalë nga Prokuroria kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka thënë për gazetarët:

“Jemi thirrur si persona që kemi dijeni për ngjarjen. Dua të bëj të qartë se hetimi i hapur prej një viti e gjysmë bëhet sipas nenit 90 për çështjen e deklarimit të shpenzimeve në formularët e vetëdeklarimit në KQZ, nëse janë mbushur siç duhet apo jo.

Ky është hetimi, jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat qeveria i aktivizon sa herë i duhet. Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania që vërtetojnë se asnjë demokrat nuk ka shkelur asnjë ligj. I kemi kërkuar prokurorisë t’i bëjë publike përgjigjet e ardhura që vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.”

Në fakt, letërporositë kanë shkuar qysh në gusht në organin e hetimin, por janë bërë publike vetëm tani, sjellje që i shkon për shtat agjendës së Edi Ramës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej