Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Lulzim Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve (film)

Nga 27.al 0

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, e cila ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe ka dorë në një sërë veprash kriminale të mbetura pa autor atje, të gjitha këto me bekimin e qeverisë.

Në emisionin “Open” në Top Channel, Basha vijoi edhe më tej akuzat, duke theksuar se në përgjimet e Bajrajve dalin telefonata dhe kontakte me Ditmir Bushatin, ndërsa kërkoi edhe publikimin e këtyre përgjimeve.

“Sot, bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të Bajrajve ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjokës dhe të tjerëve, Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrajt dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë, në këmbim për t’ju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë, por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrajt? Sa herë është takuar me ta? Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës? Çfarë falënderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrajt?”, u shpreh lideri i opozitës në studion e Eni Vasilit.

Më poshtë disa momente nga biseda e djeshme në “Open”.

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej