Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Lulishte e re te “Dollari”

Nga Media 0

Një tjetër lulishte i është shtuar kryeqytetit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur rehabilitimin e sipërfaqes së mbuluar nga balta pranë Bankës së Shqipërisë ku është edhe stacioni i autobusit për disa nga linjat e transportit publik urban.

Brenda një muaji,  është arritur që të largohen papastërtitë si dhe të përfundojë pjesa më e madhe e punimeve për transformimin e  kësaj pjese mjaft të frekuentuar nga qytetarët në një hapësirë të gjelbër dhe çlodhëse jo vetëm për banorët e pallateve përreth, por edhe për qytetarët e shumtë që kalojnë aty gjatë ditës.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, ndryshimi është i dukshëm. Plehrat dhe balta i ka lënë vend tashmë bimëve të reja dekorative të cilat janë mbjellë, ndërsa shumë shpejt pritet që të vendosen edhe lulet.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej