Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Luiza Gega thyen një rekord: Mund të bëj më shumë se kaq

Nga Klodiana 0

Atletja Luiza Gega arriti një kohë të jashtëzakonshme në Mitingun Ndërkombëtar të Parisit. Në debutimin e vitit 2017, Gega zuri shkallën më të ulët të podiumit mes 13 atleteve të tjera në garën e 3 mijë metrave për sallat e mbyllura. 8 minuta, 52 sekonda e 53 të qindtat ishte koha e atletes shqiptare, e cila vendos në këtë mënyrë edhe rekord kombëtar pasi e përmirëson rekordin paraardhës me rreth 37 sekonda.

Këtë arritje, atletja e ka postuar edhe në Facebook-un e saj, duke thënë se ky është një rekord kombëtar, që më parë mbahej nga Anila Kasati në vitin 1996.

“8.52.53 ishte koha ime për herë të pare në 3000 në indoor track (ku është gjithashtu kohë dhe më e mirë se ajo që kam në outdoor track) , rekord kombëtar 37 sek me shpejt se rekordi që mbahej nga Anila Kasati në vitin 1996. Gjithsesi përsëri nuk jam plotësisht e kënaqur sepse e di që mund të bëj shumë më mirë se kaq, por si hapje sezoni dhe si garë e parë 3000 metra, në sallë ishte një test shumë i mirë për mua, për objektivat që kam në sezonin e verës në  3000m me pengesa pasi aty është tashme synimi im i madh. Psikologjikisht e pata pak të vështirë  pasi në indor trak, duke qenë garë e parë kaq e gjatë në sallë, pasi pista është 200m dhe duhet të rrotullohesha rreth saj 15 herë dhe kjo me dukej shumë.  Por u ndjeva shumë mirë dhe garën tjetër pres rekord të ri nga vetja. Nuk dua të lë pa falënderuar njerëzit që më urojnë e mbështesin, e ku gjithmonë e më shumë suporti i tyre bëhet më i madh”, shkruan Gega.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>