Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Lufta tregtare me Kinën, Trump i gatshëm ta përshkallëzojë

Nga Klodiana 0

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i gatshëm të intensifikojë luftën e tij tregtare me kinën duke vendosur tarifa mbi të gjitha mallrat e importit me këtë vend që kapin shifrën e 500 miliardë dollarëve.

“Jam gati të tarifoj të gjitha mallrat”, tha ai në një intervistë për kanalin CNBC. Komentet e Trump erdhën para se raundi i fundit i tarifave amerikane të hyjë në fuqi. Javën e kaluar, Uashingtoni hartoi një listë shtesë me produkte kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon ti tarifojë që nga shtatori.

Në listë përfshiheshin 6 mijë produkte, përfshirë ushqime, minerale dhe mallra konsumi, që do ti nënshtrohen një tarife 10 për qindëshe. Lista është aktualisht për konsultim publik, deri në fund të gushtit.

Trump është ankuar po ashtu se një dollar më i forcuar ka dëmtuar bizneset amerikane. Në një seri postimesh në “Twitter”, ai ka fajësuar për forcimin e dollarit manipulimet nga kina dhe bashkimi evropian.

Trump madje ka kritikuar edhe rezervën federale amerikane për rritjen e normës së interesit. SHBA dhe kina kanë vendosur tarifa të ndërsjellta mbi mallra respektive me vlerë 34 miliardë dollarë. Kërcënimi i presidentit për të vendosur tarifa të reja mbi të gjitha importet kineze, përfaqëson një përshkallëzim të mëtejshëm të krizës.

Sipas Trump surplusi tregtar i kinës me SHBA vjen si pasojë e praktikave të pandershme të tregtisë. I pyetur nëse lëvizja mund të çojë në një tronditje të bursave, ai tha…Nëse kjo duhet të ndodhë, le të ndodhë. unë nuk po e bëj këtë për politikë. Unë po bëj më të mirën për vendin tonë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej