Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Lufta ndaj cannabis në shifra

Nga 27.al 0

1260 operacione policore, 4470 vende të kontrolluara në të gjithë vendin, 526 automjete, 2 helikopterë, 3 mijë forca policore, 2.5 milionë rrënjë bimë cannabis të asgjesuara, 600 mijë rrënjë të konstatuara në fazën e farishtes, 400 persona të evidentuar si të përfshrië një kultivimin e kësaj bime, 283 të arrestuar dhe 100 të shpallur në kërkim. I gjithë ky angazhim i policisë në luftën ndaj kanabisit përgjatë vitit 2016 ka kushtuar 6 milionë Euro, nga 3 milionë dollarë që kushtoi në 2015.1

Këto shifra i bëri dje publike në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Skënder Kalemi, drejtor i drejtorisë së Krimeve në Policinë e Shtetit. Sipas tij ka qenë një nga angazhimet më të mëdha të polciisë që nga viti 1991, kur u konstatua parcela e parë e kanabisit e mbjellë në Shqipëri e deri më sot. Kalemi mbrojti tezën se konstatimi dhe kontrolli i territorit ka sjellë edhe konstatimin më të madh të bimëve duke e krahasuar me vitet e mëparshme, por sipas tij policia ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Vlen të përmendet se tashmë drejtues të lartë të policisë dhe specialistët e saj kanë hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për vitin tjetër që të parandalohet fenomeni i kultivimit dhe përhapjes së kanabisit. Është një strategji që kërkon më shumë impenjim, më shumë kosto, por edhe angazhim të strukturave të tjera të shtetit dhe shoqërisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>