Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Lufta e Kombëtareve… prenotime që në “djep”

Nga 27-shi 0

Aq e ashpër, madje e paturp është bërë gara midis dy përfaqësueseve shqiptare për sigurimin e futbollistëve të së ardhmes, sa e kaluar çdo kufi. Tani nuk ekziston më besim reciprok, apo edhe etikë midis “vllezërve”, por në të kundërt, të dyja palët e shohin njëra tjetrën si një rivale që duhet mundur me të gjitha mënyrat. De Biazi nxitoi të grumbullonte Llullakun, Grezdën, apo edhe Latifin, duke shfrytëzuar ndeshjen me Lihtenshteinin, ku edhe mund t’i përdorë, për t’i hequr më pas të drejtën për të shkuar tek skuadra e Bunjakut. Ndërsa ky i fundit, po për të njëjtin qëllim ka thirrur edhe Labinot Kabashin, një futbollist i talentuar nga akademia e Barcelonës, por që është vetëm 16 vjeç. Edhe vetë Kabashi mbeti i surprizuar nga ftesa, pasi në kushte normale duhej të kishte luajtur më parë me përfaqësueset e moshave. Labinoti thuhet se ka përjetuar luftën e Kosovës, por është vetëm me origjinë nga Poloci i Skënderajt, por ka lindur në Finlandë, si dhe ka tre vëllezër të tjerë futbollistë, Elbasanin (26 vjeç), i cili ka lindur po në Finlandë, Astritin (23 vjeç) që ka lindur në Suedi dhe Armendin (20 vjeç), i cili ka lindur në Gjermani.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>