Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lubonja: Pjesëmarrja masive në protestën e 13 prillit solli jehonën e ndërkombëtarëve

Nga Ejona 0

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar protestën masive të opozitës që u zhvillua këtë të shtunë.

Lubonja u shpreh se pavarësisht faktit që ishte një protestë në vijimësi,  kishte pjesëmarrje masive gjë që solli edhe jehonën e ndërkombëtarëve.

Analisti gjithashtu tha se përdorimi i gazit në një kohë që rrezikshmëria ishte e ulët, është gjithashtu një problem.

Lubonja shtoi më tej se hapi i parë për zgjidhjen e krizës ishte largimi i Edi Ramës. Ai shtoi se një qeveri teknike nuk mund të diktohet vetëm nga opozita, por duhet diçka e përbashkët.

Deklarata e plotë:

Protesta kishte një pjesëmarrje masive, solli edhe jehonën ndërkombëtare dhe konfirmoi që këtu kemi një problem, një krizë që duhet zgjidhur. Debati mbetet i hapur se si duhet zgjidhur. Megjithatë mazhoranca do ta injorojë që kemi krizë për të cilën përgjegjëse është vetë ajo.

Për mua shqetësues është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve janë dhunuar edhe gazetarët, pra kemi një nervozizëm në rritje të mazhorancës. S’ka pasur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar. Problemi i madh i kësaj qeverie është pandjeshmëria ndaj atyre gjërave që janë dukshëm problematike në mënyrën se si qeveriset vendi. Protesta është mjeti i fundit, pasi ka pasur gjëra të tjera që kanë ndodhur para protestave që mund të trondisnin ndërgjegjen e mazhorancës. Ndërsa protestat duan ta tronditin së jashtmi. Se sa mund ta çojnë vendin në drama kjo mbetet për tu parë, prirja e pushtetarëve tanë është të çojnë vendin nga drama në dramë që të ruajnë karrigen e tyre. Përdorimi i gazit në mënyrë jo selektive, pra kur në shesh mund të ketë edhe gra, fëmijë njerëz që nuk ushtrojnë dhunë edhe gazetarët është shumë i dëmshëm dhe i pamoralshëm. Policia të reagojë me mjetet e veta të forta ndaj pakicës, por jo me gaz ndaj shumicës. Vihet re një teprim, demonstruesit treguan që nuk kishin synim të çonin deri në fund një betejë për jetë a vdekje ,por një betejë thjesht simbolike, si në rastin kur u ngjitën tek shkallët. Pra, s’ka pasur sulme agresive që të vërë në rrezik jetën e policëve. Gazi, siç e kam parë unë është përdorur në mënyrë të tillë masive me qëllim që ta shpërndajë turmën fare. Në këtë kuptim është metodë e ekzagjeruar dhe e rrezikshme, plus me pasoja për njerëzit.

Ikja e Edi Ramës është hapi i parë i zgjidhjes së krizës. Kjo krizë është shumë e thellë, krizë që ka të bëjë me raportin e forcave politike, konflikti mes partive, kriza e ndërtimit të një sistemi ku një pakicë ka kapur shtetin, grabit në mënyrë arrogante pasurinë e shumicës, pra, ka të bëjë me sistemin që duhet ndryshuar. Duhet larguar Edi Rama që përdori pakicën e të fortëve, kriminelëve për të sunduar dhe kontrolluar gjithçka në këtë vend. Ndoshta një qeveri teknike, por nuk mund të bëhet qeveri teknike e diktuar nga opozita, duhet diçka e përbashkët si një konsensus për të dalë nga situata.

Është për të ardhur keq, tha më tej analisti, që edhe sot pas gati 30 vitesh shqiptarët brohorasin në sheshe; E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ka ardhur koha tha ai që populli shqiptar të ndërgjegjësohet si në Serbi, psh dhe të përdore parrullën: Shteti jemi ne. “Ka ardhur koha që kjo parullë të kuptohet nga populli. Shteti janë gjithë ata protestues e populli që po vuan nga ky sistem.

Padyshim që Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Këto protesta ndihmojnë njëra -tjetrën për ta bërë sa më europiane kauzën. Edhe Italia e ka pasqyruar protestën. Kjo tregon që është rritur ndërgjegjësimi në Europë se në këto vende ka diçka që nuk shkon. Pra, problemi i madh që ka pasur në këto vende është se nuk përbënin lajm. Dihej vetëm që drejtoheshin edhe nga pro europianë si Vuçiç, Rama e Gjukanoviç. Por fakti është që Europa është kujtuar gjithmonë vonë për ne.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej