Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lubonja: Partia e re fasadë e Edi Ramës, ka vetëm mbështetjen e pushtetit

Nga Ejona 0

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot zhvillimet politike në rubrikën “Opinion” në News24.

Lubonja e ka nisur analizën duke u shprehur se të thuash që Azem Hajderi ishte një idealist dhe vajza e tij erdhi me ideale është të mashtrosh.

Sipas Lubonjës partia e re e krijuar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi është e dështuar që në nisje, duke mos patur mbështetjen e askujt por vetëm të pushtetit.

Lubonja e cilëson opozitën e re, si një fasadë të Edi Ramës për t’ë justifikuar me një opozitë në zgjedhje.

“Zonjës Hajdari i thonë e zgjodhën se është e bija e Azem Hajdarit, por për mua problemet e PD fillojnë që me Azem Hajdarin. Pse u vra Azem Hajdari? Për histori të fortësh. Ai u vra nga disa të fortë që ishin të lidhur me PS. Ai u vra sepse ishte tek ata që quhen të fortët e PD. Kjo analizë fillon që me të fortët. E kam dhe me oligarkinë por edhe me ata të fortët e zonave elektorale.

Të thuash që Azem Hajdari ishte një idealist dhe vajza erdhi si e tillë është të mashtrosh, është një problem i madh.
I ke dëgjuar këta të flasin njëherë për vjedhjen tek Astiri, për teatrin që po prishet, për kullat që do të ndërtojë Edi Rama?! I vetmi problem është demokracia në PD. Më fal po a kanë qenë këta në kohën e Berishës? Këta nuk përfaqësojnë dhe nuk sjellin asgjë në këto zgjedhje përveç se një shërbimi për Edi Ramën që të sjellë një fasadë, që ja ku e kemi opozitën. Nga pikëpamja pragmatiste nuk shkon, janë të dështuara. Këta duket që nuk kanë mbështetjen e askujt përveç se të pushtetit”,
deklaroi Lubonja.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej