Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Lu: Vendosni tani për votimin elektronik, nëse prisni verën tjetër do të jetë dështim

Nga Media 0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri sa vjen e bëhet më aktiv në thirrjet që i bën klasës politike shqiptare mbi ligje apo vendime që duhen ndërmarrë me konsensus.

Donald Lu ishte sot i pranishëm në Konferencën për Teknologjinë në Zgjedhje ku tha se politika duhet të marrë një vendim sa më shpejt tani për futjen e teknologjisë në zgjedhjet lokale të 2019.

“Në zgjedhjet e kaluara në SHBA u votua përpara kompjuterit, disa votuan me letra. Mamaja ime ka qenë pjesë e komisionit të zgjedhjeve. Ka qenë programuese kompjuterike për shumë vite dhe e njihte teknologjinë. Kur ajo dhe kolegët prezantuan këtë teknologji ishte i ngadaltë, zhgënjyes dhe krijonte konfuzion. Jo se makineritë ishin të ngadalta, por njerëzit kishin dyshime, kërkonin arsimim, sidomos të moshuarit të cilët nuk kishin rehati kur votonin me makineri. Problemi sot është hakërimi. Gjatë zgjedhjeve në SHBA kemi parë hakërim.

Çfarë këshille kemi për shqiptarët? Në 2013 u përpoqëm për një projekt pilot për numërimin e votave, kishte identifikim elektronik në Tiranë, edhe pse filloi një vit përpara zgjedhjeve, kishte probleme me të dhënat, me ID dhe zbatimin dhe vonesa. Këto projekte pilot u anuluan përpara zgjedhjeve. Nëse shqiptarët vendosin të ndjekin një projekt pilot për 2019, do të identifikohen financimet, mekanizmat tani. Nëse prisni verën e ardhshme, do jetë dështim”, tha Lu.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej